Kosova
Arrestime në Hagë, policia holandeze përdor edhe qentë ndaj protestuesve shqiptarë
Tensione në Hagë: Arrestohen protestues shqiptarë, policia përdor qentë
Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë, janë shënuar tensione mes protestuesve shqiptarë dhe policisë holandeze, raporton albinfo.ch.
Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen pjesëtarë të policisë holandeze duke ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa raportohet edhe për arrestime të disa prej tyre.
Për shpërndarjen e turmës, në terren janë parë edhe qen policorë, të cilët janë përdorur gjatë ndërhyrjes së autoriteteve.
Tensionet u përshkallëzuan pasi protestuesit, të mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, reaguan pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas Reuters, në Hagë pati përleshje të shkurtra mes disa qindra mbështetësve të Hashim Thaçit dhe policisë, pasi protestuesit tentuan të marshonin drejt objektit të gjykatës.
Më herët, në pamje nga vendi i ngjarjes janë parë edhe protestues duke hipur mbi një kombi të policisë holandeze, në një situatë të tensionuar pranë objektit të Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, autoritetet holandeze kishin paralajmëruar paraprakisht për masa të shtuara sigurie në Hagë gjatë ditës së shpalljes së aktgjykimit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











