Fotografitë e publikuara nga agjencia Reuters tregojnë momentet e reagimit të qytetarëve nga Kosova, të cilët kishin pritur në Hagë shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe u panë duke qarë pas vendimit, raporton albinfo.ch.
Qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin pranë objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas shpalljes së dënimeve, disa prej tyre reaguan emocionalisht, ndërsa fotografitë e publikuara nga Reuters pasqyrojnë momentet e krijuara në mesin e turmës./Albinfo.ch