Kosova

Tensione në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, policia ndërhyn ndaj qytetarëve

Mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së u mblodhën pranë Dhomave të Specializuara, ndërsa policia holandeze ndërhyri për t’i larguar nga zona

Shiko videon e plotë

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, janë shënuar tensione mes mbështetësve të tyre dhe policisë holandeze, raporton albinfo.ch.

Qytetarë të mbledhur në afërsi të Dhomave të Specializuara janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK”, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i larguar nga hapësira pranë objektit të gjykatës.

Në pamjet e siguruara shihet prania e shtuar e forcave policore në zonën përreth gjykatës. Policia ka përdorur edhe ujë për të shpërndarë qytetarët dhe për t’i larguar ata nga ambientet e gjykatës.

Në Hagë janë mbledhur gjatë ditës qytetarë nga Kosova dhe mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së për të përcjellë nga afër zhvillimet lidhur me aktgjykimin./Albinfo.ch