Kosova

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

Ish-kreu i UÇK-së u shpall fajtor për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme

Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte, raporton albinfo.ch.

Gjykatësi Charles Smith tha se, pas shqyrtimit të provave, Trupi Gjykues e shpalli Veselin fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm e arbitrar ndaj së paku 385 personave, trajtim mizor ndaj 49 personave, torturë ndaj së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme të 96 personave.

Për këto vepra, gjykata shqiptoi dënime të veçanta prej 10 vjetësh për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm, 3 vjetësh për trajtimin mizor, 13 vjetësh për torturën dhe 6 vjetësh për vrasjen e paligjshme.

Në përfundim, Trupi Gjykues caktoi dënimin unik prej 18 vjetësh burgim për Kadri Veselin./Albinfo.ch