Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për një sërë krimesh lufte, përmes kontributit të tyre në ndërmarrjen e përbashkët kriminale, raporton albinfo.ch.
Sipas kryegjykatësit, gjykata konstatoi përgjegjësi për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën ndaj 303 personave, si dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.
“Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës përmes kontributit të qenësishëm të tyre në ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, deklaroi kryegjykatësi gjatë shpalljes së aktgjykimit.
Gjykata po vazhdon paraqitjen e gjetjeve dhe përgjegjësive individuale të katër të akuzuarve./Albinfo.ch