Kosova

Specialja: Thaçi dha kontribut në qëllimin e përbashkët kriminal

Trupi gjykues tha se ish-presidenti ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Hashim Thaçi dha kontribut të qenësishëm në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe se, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Drejtorisë Politike, ishte figurë kyçe në formulimin dhe zbatimin e tij, raporton albinfo.ch.

Sipas gjykatës, Thaçi kishte rol në formulimin e vizionit politik të UÇK-së, përfshirë shënjestrimin e personave të konsideruar kolaboracionistë, krijimin e strukturave përkatëse dhe përdorimin e komunikatave e deklaratave publike.

Trupi gjykues tha gjithashtu se Thaçi, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kishte marrë pjesë në emërimin e personave besnikë në pozita kyçe komanduese, me qëllim të ruajtjes së kontrollit mbi UÇK-në dhe respektimit të hierarkisë së saj.

Sipas gjykatës, Thaçi “mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve” në mënyra të ndryshme. Në këtë kuadër, trupi gjykues përmendi arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Bajicë, si dhe arrestimin, ndalimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Hallaqit./Albinfo.ch