Kosova
Smith: Çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së
Kryetari i trupit gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Charles Smith, ka deklaruar në hapje të seancës se procesi gjyqësor nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo me synimin e saj për një Kosovë të pavarur. raporton albinfo.ch.
Smith ka theksuar se fokusi i gjykimit është te faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe te veprimet dhe sjellja e tyre individuale, raporton albinfo.ch.
“Ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve. Ka të bëjë vetëm me fakte dhe rrethana që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve”, ka deklaruar Smith.
Ai ka theksuar gjithashtu se çështja nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të palëve në konflikt, me krimet e kryera nga forcat dhe paramilitarët serbë kundër shqiptarëve të Kosovës apo me pretendimet për vetëmbrojtje.
“Kjo çështje s’ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Nuk ka të bëjë me krime që forcat dhe paramilitarët serbë kanë kryer kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo çështje s’ka të bëjë me kurrfarë pretendimi për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.
Deklaratat e Smithit u bënë në nisje të seancës ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











