Kosova
NATO: KFOR-i mbetet i gatshëm për çdo skenar sigurie në Kosovë
Këshilli i Atlantikut të Veriut diskutoi me komandantin e KFOR-it për situatën e sigurisë dhe optimizimin gradual të pranisë së misionit në Kosovë
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s u mblodh më 15 shtator në formatin KFOR, së bashku me vendet partnere që kontribuojnë me trupa, për të diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin turk Özkan Ulutaş, për situatën e sigurisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë raportimit të tij të fundit para Këshillit, Ulutaş dha një përditësim mbi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.
Sipas NATO-s, KFOR-i vazhdon ta zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse në çështjet e sigurisë.
Në takim u diskutua edhe procesi i optimizimit të pranisë së KFOR-it, i cili vjen pas përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.
NATO thekson se ky proces synon që misioni të mbetet i përshtatshëm për nevojat e sigurisë në terren.
“Procesi i optimizimit bazohet në kushtet në terren, po zbatohet gradualisht dhe do të jetë plotësisht i kthyeshëm, nëse zhvillimet përkatëse të sigurisë e kërkojnë këtë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Aleanca thekson se KFOR-i do të vazhdojë të ketë personel, pajisje, trajnim dhe organizim të përshtatshëm për zbatimin e mandatit të tij afatgjatë të OKB-së.
NATO ka përsëritur gjithashtu përkushtimin e saj ndaj sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka theksuar rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet korniza për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.
Gjeneralmajori Özkan Ulutaş pritet ta përfundojë mandatin e tij të dytë në krye të KFOR-it në mesin e tetorit. Në këtë pozitë do ta pasojë gjeneralmajori italian Roberto Vergori./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











