Kosova
Një shtetas austriak gjendet pa shenja jete në Klinë
Rasti është raportuar rreth orës 02:35 të së martës, pasi një familjar kishte njoftuar se viktima nuk ishte lajmëruar në telefon që nga dita e kaluar
Shtetasi austriak R. Rainer, i lindur në vitin 1985, është gjetur pa shenja jete në lumin Drin, në afërsi të Klinës.
Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se ai dyshohet se kishte dalë për të zënë peshk, ndërsa më pas ishte raportuar i zhdukur.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar rreth orës 02:35 të së martës, pasi një familjar kishte njoftuar se viktima nuk ishte lajmëruar në telefon që nga dita e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Ai ka bërë të ditur se njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për kërkimin e personit të zhdukur.
“Pas një pune intensive të njësive policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete. Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, si dhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










