Integrimi

Göteborg, Suedi: Blerta Hoti drejt drejtimit të qytetit

Përveç dy shqiptarëve që siguruan pozicionet e tyre në Parlamentin e Suedise, shqiptarët e suksesshëm në Suedi nuk përfundojnë me parlamentin qendror.

Në nivelin lokal, Blerta Hoti është në prag të marrjes së drejtimit të Komunës së Göteborgut qytetit të dytë më të madh në Suedi ose marrjes së një prej pozicioneve më të larta drejtuese komunale, transmeton albinfo.ch.

Kjo, pasi blloku i saj politik ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme në këtë vend.