Shqipëria

Shqipëri: 22 jetë të humbura në aksidente rrugore vetëm gjatë muajit gusht

Vetëm gjatë muajit gusht, në Shqipëri kanë humbur jetën 22 persona si pasojë e aksidenteve rrugore.

Sipas të dhënave, vetëm gjatë muajit gusht në të gjithë vendin janë regjistruar 159 aksidente nga të cilët janë lënduar 229 persona. 22 kanë humbur jetën 32 të tjerë janë lënduar rëndë dhe 175 të tjerë të lënduar lehtë.

Shpejtësia, alkooli në timon dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit vazhdojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët e vendit, raporton tch, transmeton albinfo.ch.

Grupmosha 25 deri në 34 vjeç rezulton të jetë më e përfshira në aksidente dhe e diela dita që  regjistron numrin më të lartë të aksidenteve.

Për të frenuar këtë situatë, Policia e Shtetit ka ndryshuar strategjinë e kontrolleve në rrugë duke implementuar më shume teknologjinë por duket se trendi i aksidenteve nuk ka pësuar ulje.