Bota
BE-ja synon kufizimin e qirave turistike për të frenuar rritjen e çmimeve të banesave
Komisioni Evropian pritet të prezantojë rregulla të reja që do t’u japin qyteteve më shumë mundësi për të kufizuar qiratë afatshkurtra turistike, si ato të ofruara përmes Airbnb
Bashkimi Evropian po përgatitet të ndërmarrë hapa të rinj për të luftuar krizën e strehimit dhe rritjen e çmimeve të banesave në qytetet më të prekura nga turizmi.
Sipas planeve të raportuara nga The Local dhe të konfirmuara edhe nga Reuters, Komisioni Evropian pritet të paraqesë një propozim ligjor që përcakton kushtet në të cilat autoritetet lokale mund të kufizojnë qiratë afatshkurtra turistike, transmeton albinfo.ch.
Masat synojnë veçanërisht zonat që konsiderohen nën “presion të strehimit”, ku çmimet e pronave dhe qiratë janë rritur ndjeshëm në raport me të ardhurat e banorëve. Qytetet dhe rajonet do të mund të vendosin kufizime për qiratë afatshkurtra, por masat duhet të jenë të arsyetuara, proporcionale dhe të bazuara në të dhëna konkrete.
Problemi është veçanërisht i theksuar në destinacione turistike si Barcelona dhe Firence, ku autoritetet lokale argumentojnë se rritja e apartamenteve të destinuara për turistë po zvogëlon numrin e banesave në dispozicion të banorëve vendas.
Sipas të dhënave të cituara nga Brukseli, çmimet e pronave në BE janë rritur rreth 60 për qind gjatë dekadës së fundit, ndërsa qiratë rreth 20 për qind. BE-ja konsideron se mungesa e ofertës së banesave është faktori kryesor, por qiratë turistike afatshkurtra mund ta përkeqësojnë situatën në zona të caktuara.
Rregullat e reja nuk pritet të prekin në të njëjtën mënyrë personat që japin me qira për periudha të shkurtra banesën e tyre kryesore. Ndërkohë, sektori i qirave turistike argumenton se zgjidhja afatgjatë e krizës duhet të përqendrohet te ndërtimi dhe rritja e ofertës së banesave.
Propozimi është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE-së për ta bërë tregun e banesave më të përballueshëm, ndërsa rregullat ekzistuese evropiane për transparencën e qirave afatshkurtra kanë hyrë në zbatim më 20 maj 2026.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










