Një shtetas 31-vjeçar shqiptar është ndaluar gjatë kontrollit kufitar në aeroportin e Memmingenit, pasi autoritetet gjermane konstatuan se kishte tejkaluar në mënyrë të konsiderueshme afatin e lejuar të qëndrimit.
Sipas policisë kufitare, 31-vjeçari kishte qëndruar në Gjermani për gjithsej 489 ditë, që nga maji i vitit 2025. Ai po përgatitej të udhëtonte drejt Tiranës më 1 shtator, por gjatë kontrollit u zbulua shkelja e rregullave të qëndrimit.
Hetimet treguan gjithashtu se shqiptari kishte punuar në Gjermani pa poseduar dokumentacionin e nevojshëm. Për këtë arsye, ndaj tij janë nisur procedura penale për dyshime lidhur me shkeljen e ligjit të imigracionit.
Pas përfundimit të procedurave në aeroport, autoritetet e lejuan atë të vazhdonte udhëtimin drejt Shqipërisë.
Megjithatë, çështja e tij nuk konsiderohet e mbyllur. Sipas policisë kufitare, 31-vjeçari mund të përballet me një ndalim hyrjeje në Gjermani për disa vite, krahas procedurës penale të nisur ndaj tij.