Shqipëria

Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, era vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve

Tre vatra zjarri janë kanë përfshirë mesditën e sotme Kukësin, dy prej të cilave ndodhen në Njësinë Administrative Tërthore, ndërsa vatra e tretë është aktivizuar në fshatin Zapod, në një zonë të thellë malore.

Një nga vatrat në Njësinë Administrative Tërthore ndodhet në Kodër Pecë, në fshatin Përbreg, pak kilometra larg qytetit të Kukësit, teksa shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga punonjës të tjerë të Bashkisë Kukës, janë angazhuar për shuarjen e flakëve, raporton tch, transmeton albinfo.ch.

Në Kodër Pecë, zjarri duket se është vënë nën kontroll, ndërsa në Zapod situata paraqitet më e vështirë, pasi përhapja e flakëve favorizohet nga era.

Në ndihmë të zjarrfikësve në Zapod kanë dalë edhe banorët e fshatit, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit.