Lajme
Detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Graz
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vdekjes së një 24-vjeçares në Graz. Vëllai i të dashurit të saj dyshohet për vrasje dhe vazhdon të refuzojë të japë deklaratë në polici.
Pas sulmit fatal të enjten në Bischofplatz në Graz, hetimet po vazhdojnë.
Një 24-vjeçare shqiptare u vra në banesën e saj. Një 23-vjeçar, është arrestuar si i dyshuar, por deri më tani ka heshtur në lidhje me akuzat, transmeton albinfo.at.
Pas një telefonate emergjente, policia austriake shkoi menjëherë në ndërtesën e banimit, në qendër të qytetit të Gracit. Në shkallët e hyrjes së ndërteses takuan të dyshuarin të cilin menjëherë e arrestuan. Sipas dëshmitarëve okularë, burri ishte i mbuluar me gjak.
Tani është konfirmuar se, sipas gazetës “Krone”, 23-vjeçari është vëllai i partnerit të gruas së vrarë. 24-vjeçarja jetonte në banesë me të dashurin e saj austriak, por policia beson se ajo ishte vetëm në shtëpi në kohën e krimit.
Siç tashmë është bërë e ditur, viktima është Abigel Laçi nga Vlora.
Ajo studionte Biologji Molekulare në Universitetin Teknik të Grazit (TU Graz) dhe shërbente si ambasadore studentore për Shqipërin
Aktualisht nuk ka informacione të konfirmuara në lidhje me një motiv të mundshëm. 23-vjeçari ushtroi të drejtën e tij për të heshtur gjatë marrjes në pyetje. Ai nuk komentoi mbi rrjedhën e ngjarjeve apo shkakun e krimit./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













