Lajme

Tre mjekë nga diaspora i bashkohen sistemit shëndetësor shqiptar

Eksperienca e fituar jashtë vendit po kthehet në vlerë për shëndetësinë shqiptare, duke shënuar një tjetër hap për të afruar profesionistët shqiptarë të diasporës

Përmes Platformës “Mjekë nga Diaspora”, tre profesionistë me eksperiencë të vyer në institucione shëndetësore dhe akademike prestigjioze në Europë dhe Amerikën e Veriut janë rikthyer për të ushtruar profesionin në Shqipëri, thuhet në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Fjala është për këta mjekë:

 

Ermelinda Bahollari, e specializuar në Mjekësi Interne dhe Kardiologji në Gjermani, i bashkohet Spitalit Memorial Fier.

Mikel Kamami, i diplomuar në Itali dhe i specializuar pranë Spitalit Vita-Salute San Raffaele në Milano, emërohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Neritan Boriçi, me 25 vite përvojë profesionale dhe kërkimore dhe me eksperiencë të fundit në institucione referente në SHBA, rikthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar sistemit tonë shëndetësor.

Eksperienca e fituar jashtë vendit po kthehet në vlerë për shëndetësinë shqiptare, duke shënuar një tjetër hap për të afruar profesionistët shqiptarë të diasporës dhe për të sjellë në sistemin tonë dije, eksperiencë dhe standarde bashkëkohore.