Bota
Gjermania po përgatitet për 1.5 milionë refugjatë
Qindra migrantë po vazhdojnë të udhëtojnë drejt Berlinit. Gjermania po përgatitet për afro 1.5 milionë migrantë këtë vit, që është shifër më e madhe se ato të mëparshmet.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, autoritetet gjermane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontejnerëve për akomodim dhe kapacitetet sanitare për të refugjatë.
“Bild” thotë se mbetet brengë për autoritetet në Berlin se ata të cilët sigurojnë azilin do të sjellin edhe familjet e tyre në Gjermani.
“Marrë parasysh strukturën familjare në Lindje të Mesme, kjo do të thotë se çdo person nga ai rajon të cilit i jepet azili do të sjellë mesatarisht nga katër deri në tetë anëtarë të familjes në Gjermani brenda një kohe të shkurtër”, transmeton “Bild”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












