Tërmeti është regjistruar rreth orës 00:40, ndërsa sipas raportimeve të para, epiqendra e tij ishte rreth 6 kilometra larg Himarës, përcjell albinfo.ch.
Thellësia e tërmetit është regjistruar në rreth 5 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në Himarë dhe në disa qytete përreth, duke shqetësuar banorët.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.