Lajme

357 vdekje më shumë gjatë valës së të nxehtit në Zvicër

Këto vdekje janë regjistruar ekskluzivisht midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart

Që nga vala e parë e të nxehtit në fund të qershorit, qeveria federale ka regjistruar 357 vdekje shtesë, sipas “NZZ am Sonntag”.

Këto vdekje janë regjistruar ekskluzivisht midis njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, raportoi gazeta. Shifrat nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) janë paraprake dhe bazohen në parashikime, tranmseton albinfo.ch.

Deri më tani, vdekshmëria e tepërt është vërejtur  në Zvicër vetëm gjatë javës së fundit të qershorit dhe javës së parë të korrikut.

BFS thekson se nuk është e mundur t’i atribuohen drejtpërdrejt vdekjeve individuale të nxehtit. Shkaku i vdekjes nuk regjistrohet gjatë monitorimit.