Kosova

“Edhe në Kosovë fillon të bie çmimi i naftës”

Nafta është liruar për një cent për litër, ndërsa benzina dhe gazi kanë shënuar rritje të lehtë

Çmimi maksimal i naftës në Kosovë ka shënuar një rënie të lehtë, ndërsa benzina dhe gazi janë shtrenjtuar për nga një cent për litër.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi maksimal i naftës ka zbritur nga 1.79 euro në 1.78 euro për litër, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është rritur nga 1.53 euro në 1.54 euro për litër.

Rritje të lehtë ka shënuar edhe gazi, çmimi i të cilit ka kaluar nga 0.62 euro në 0.63 euro për litër.

Çmimet maksimale të derivateve përcaktohen periodikisht nga ministria, varësisht nga lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët e tjerë që ndikojnë në koston e furnizimit.