Futboll
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta
Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë shitur të gjitha biletat
Ndeshja e shumëpritur Austri – Kosovë po afron. Interesimi i bashkatdhetarëve tanë në Austri, por edhe në shtete tjera evropiane për të përcjell për së afërmi këtë përballje është jashtëzakonisht i madh. Faqja zyrtare e kombëtares austriake “Das Nationalteam” ka bërë të ditur se deri më tash janë shitur 40 mijë bileta, transmeton albinfo.at.
“Oh, kjo është e mrekullueshme”, shkruan faqja.
Por, për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj feste të futbollit, kjo faqe ka njoftuar se ka ende ka vende të lira.
Ndeshja do të zhvillohet më 27 shtator 2026, në orën 18:00, në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, përcjell albinfo.at.
Stadiumi “Ernst Happel” ka një kapacitet prej 50.865 ulëse dhe është stadiumi më i madh në Austri. Sipas parashikimeve, pritet që deri me 27 shtator të shitën të gjitha biletat për këtë përballje të futbollit.
Ky ballafaqim do të jetë ndeshja e dytë e Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku janë edhe Izraeli dhe Irlanda.
Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës (“Dardanët”), dhe pothuajse janë shitur të gjitha biletat.
Ndërkohë në sektorët e Austrisë C dhe D ka më shumë vende të lira, por sipas njoftimit zyrtar, në këtë pjesë ndalohet hyrja me simbole të Kosovës.
Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm.
Linku: https://ëëë.oeticket.com/event/oefb-laenderspiele-uefa-nations-league-202627-ernst-happel-stadion-21590662/?aë_affid=78888&aëc=13859_1780575222_1a04d2808fc63052da6ff61b7a6f2613&affiliate=AF7
E-Diaspora
-
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19, Enis Rexhepi e ka nisur mbarë sezonin e ri me Stuttgart U-19... -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës













