Kosova
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova
Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin dhe vepronin.
Tre mërgimtarët nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani do të përcillen sot për në banesën e fundit, transmeton albinfo.ch.
Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të varrosen në një ceremoni mortore që do të mbahet sot në orën 17:00, në lagjen Nuhaj të fshatit Komogllavë të Ferizajt.
Tre të rinjtë humbën jetën në aksidentin tragjik në Gjermani, teksa po udhëtonin nga Kosova drejt Gjermanisë, ku jetonin dhe vepronin.
Lajmi për vdekjen e tyre ka tronditur familjet dhe komunitetin, ndërsa sot familjarë, miq, të afërm dhe bashkëfshatarë pritet të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Ata do të përcillen për në banesën e fundit në një ceremoni mortore, ndërsa familjet do të përballen me dhimbjen e madhe të humbjes së tre të dashurve të tyre./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











