Të tjera
Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar – shtatë në gjendje kritike
Katërmbëdhjetë persona janë shtruar në spital, ndërsa qindra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas përhapjes së flakëve në zonën e Omišit.
Të paktën 36 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu qytetin e Omišit në Kroaci të enjten mbrëma, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave kroate, 14 nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në spital, ndërsa pjesa tjetër është liruar pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se disa persona kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa disa të tjerë kanë pasur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit të dendur.
Flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë natës në disa zona, të favorizuara nga erërat e forta, duke vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për ta vënë situatën nën kontroll.
Për shkak të rrezikut të madh, qindra banorë janë evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vazhduar ndërhyrjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Mediat kroate raportojnë se autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë vlerësuar plotësisht./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/watch/?v=1333790005617671
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












