Kosova
Mërgimtarët në Kuvendin e Kosovës: Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa
Nga sot deri ditën e mërkurë, dyert e Kuvendit të Kosovës janë të hapura për mërgimtarët të cilët duan ta vizitojnë këtë institucion.
Në kuadër të kësaj vizite, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në Kuvend bashkatdhetarët, që po qëndrojnë në Kosovë gjatë sezonit të verës, teksa mërgimtarët që vizituan sot Kuvendin e Kosovës e kanë cilësuar si “skandaloze” bllokadën institucionale në vend, duke thënë se Kosova duhet të jetë një shtet, për të cilin do të krenohet e gjithë Evropa.
Selatin Tahiri nga Gjermania, i cili prej 35 vjetësh jeton në këtë shtet, tha se vizita në Kuvend është një ndjenjë e veçantë, ndërsa komentoi edhe situatën politike në vend.
“Me qëndrim në Gjermani, mirëpo jam nga Prishtina. Përndryshe i lindur në fshatin Koliq. Që 35 vite në Gjermani. Kosovën e vizitoj çdo vit. Familjarët, mirëpo edhe takimet e shpeshta me përfaqësues, me politikanë, me delegatë të parlamentit. Kjo është ndjenjë e veçantë. Është Parlamenti i Kosovës, është një objekt ku merren ligje, ku shteti funksionon përmes parlamentit, përmes ligjeve, përmes kësaj strukture politike. Bllokada është shumë, nuk di si ta quaj, nëse e quaj skandaloze. Nuk ka pasur nevojë, e panevojshme të bëhet një bllokadë e tillë, kur të gjithë jemi shqiptarë, të kuptojmë të mirën e vetvetes dhe ta kemi një shtet të cilin do të krenohet e gjithë Evropa, të gjitha vendet e tjera. Po ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai, raporton EO, transmeton albinfo.ch.
Një mërgimtar, i cili me vete kishte marrë edhe vajzën nga Gjermania, tha se vizita në Kuvend lidhet me të ardhmen e fëmijëve dhe gjeneratave të reja.
“Është për shtetin tonë. Edhe unë e kapa procesin afër, e kapa edhe vajzën e vogël, se e ardhmëria jonë. Edhe veçse që kanë me i rritë mbarë, për së pari për fëmijët tanë, gjeneratat tona të reja që vijnë, që ne me mund me i rritë me një rritje fort të gjerë këtu. Për partitë politike, unë jam idealist, po nuk jam militantist. Unë kam qenë në parti tjetër politike, sot jam në parti tjetër politike. Po për rrethanat e Lëvizjes Vetëvendosje, për atë e kam marrë edhe vajzën e vogël, se Vetëvendosja është e vetmja parti politike sot që ka menduar për fëmijët, për fëmijët tanë që me lindë në një shtet që kujdeset dikush për ta”, tha ai.
Një tjetër mërgimtar nga Turqia tha se kishte ardhur nga Ankaraja së bashku me fëmijët për të vizituar Kuvendin e Kosovës.
“Ne erdhëm prej Turqisë, nga Ankara. Erdhëm, kemi pasur fëmijët këtu me vizituar Kuvendin e Kosovës. Po, është ky vend është personalisht për vendin është mjaft i rëndësishëm. Gjithmonë po vazhdon inshallah gjithmonë me suksese. Shpresoj që do ta kalojnë. Është këtu gjithmonë me dialog po vazhdojnë punët”, tha ai.
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












