Lajme
Aleancë e përbashkët e mbrojtjes sipas modelit të NATO-s mes Arabisë Saudite, Pakistanit e Turqisë
Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë krijuar sot një aleancë të përbashkët të mbrojtjes.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, parashihet një pakt i mbrojtjes së ndërsjellë, i cili parashikon se një sulm ndaj njërës prej tyre do të konsiderohet si sulm ndaj të trija vendeve.
Sipas deklaratës së përbashkët, pakti synon “të forcojë parandalimin kolektiv ndaj çdo akti agresioni” dhe “parashikon gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet e mbrojtjes ndërmjet tre shteteve”.
Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas një takimi mes kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman dhe kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, në Mekë, qytetin më të shenjtë të myslimanëve dhe vendlindjen e Profetit Muhamed, duke i dhënë asaj një simbolikë të fortë politike dhe fetare.
Deklarata thekson se marrëveshja “udhëhiqet nga lidhjet e gjata historike ndërmjet tre shteteve, të bazuara në vëllazërinë e qëndrueshme dhe solidaritetin islamik që i bashkon ato, si edhe mbi interesat e tyre të përbashkëta strategjike dhe bashkëpunimin afatgjatë në fushën e mbrojtjes”.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje












