Shqipëria
Ambasadorja e Zvicrës përmbyll mandatin katërvjeçar në Shqipëri, zhvillon takime lamtumire me krerët e shtetit
Në prag të përfundimit të mandatit të saj diplomatik, ambasadorja zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri po përmbyll mandatin e saj katërvjeçar në vend, duke zhvilluar gjatë kësaj jave një sërë takimesh lamtumire me udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të këtyre takimeve, ajo u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Sipas Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, takimet pasqyruan partneritetin e ngushtë ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, duke shërbyer njëherazi si mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Me rastin e përfundimit të mandatit të saj, ambasadorja shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin, miqësinë dhe arritjet e përbashkëta që, sipas saj, kanë kontribuar në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë katër viteve të shërbimit diplomatik.
Zvicra dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë zhvillimin, ekonominë, arsimin dhe qeverisjen, ndërsa partneriteti mes dy vendeve konsiderohet një nga më të rëndësishmit në rajon./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









