Kosova

Kuvendi hap dyert për mërgimtarët, Haxhiu: Ejani ta vizitoni shtëpinë e demokracisë

Më 10, 11 dhe 12 gusht, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të njihen nga afër me punën e institucionit më të lartë ligjvënës.

Kuvendi i Kosovës do t’i hapë dyert për mërgimtarët më 10, 11 dhe 12 gusht, duke u ofruar bashkatdhetarëve mundësinë të vizitojnë nga afër institucionin më të lartë ligjvënës të vendit, transmeton albinfo.ch. 

Përmes një video-mesazhi, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar të gjithë shqiptarët nga diaspora që gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë të vizitojnë Kuvendin, të informohen për funksionimin e institucioneve dhe të shohin nga afër sallën plenare, ulëset e deputetëve dhe ambientet ku miratohen ligjet e Republikës së Kosovës.

Haxhiu u bëri thirrje veçanërisht familjeve që në këtë vizitë t’i marrin me vete edhe fëmijët.

“Nëse keni fëmijë, merrini me vete. Le ta shohin nga afër vendin e tyre dhe institucionin më të rëndësishëm të Kosovës, Kuvendin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Vizitat synojnë t’i afrojnë qytetarët, e veçanërisht bashkatdhetarët, me institucionet e shtetit dhe t’u ofrojnë një mundësi për t’u njohur më nga afër me punën dhe rolin e Kuvendit në jetën demokratike të vendit./Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/r/1SJM7NrMtn/?mibextid=wwXIfr