Kosova
Kurti fton partitë politike në takim, refuzohet nga PDK-ja dhe AAK-ja, përgjigjet pozitivisht LDK-ja
Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka ftuar sot në takime të ndara krerët e subjekteve politike në Kosovë.
I pari që e ka refuzuar këtë ftesë ka qenë kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka theksuar se nuk kanë kurrfarë interesi që të bëhen pjesë e Qeverisë së Kosovës, në asnjë format.
“Po ashtu, e kemi ofruar mundësinë e ndihmës për themelimin e institucioneve dhe evitimin e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh pikërisht zgjedhjen e Presidentit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjithashtu e ka refuzuar ftesën për takim, duke thënë se qëndrimi i PDK-së është që të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e tij, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të zhvillojnë nesër një takim në Kuvendin e Kosovës.
Takimi pritet të mbahet në orën 18:00 në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










