Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë në përditësimin e fundit të gjendjes së pikave kufitare ka bërë të ditur se në disa pika po vazhdojnë pritjet e gjata në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Sipas njoftimit, pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të vendit përmes pikës Jarinje, deri në një orë e gjysmë.
Deri në gjysmë ore janë pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës Hani i Elezit, transmeton albinfo.ch.
Te Dheu i Bardhë, Vërmicë, dhe Muçibabë pritjet janë nga 15 deri në 20 minuta.
Në dalje të vendit pritjet te Dheu i Bardhë janë deri në 20 minuta, ndërsa në pikat tjera vetëm pritjet e kontrolleve rutinë.