Kosova
Kurti për bisedimet me LDK-në: Ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, javën e ardhshme merret vesh gjithçka
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se a do t’i vazhdojë bisedimet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve, ka thënë se do të përpiqen t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura, që të jenë “sa më të përgatitur kur fillon seanca konstituive”.
Ai deklaroi se ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, por se në javën e ardhshme merret vesh gjithçka.
“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, ka deklaruar Kurti për Ekonomia Online, pasi mori pjesë në pritjen e organizuar nga LVV-ja në Prishtine për mërgimtarë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












