Kosova
Gjenden të sigurt dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës
Operacioni i kërkim shpëtimit përfundoi me sukses pas disa orësh në terrenin e vështirë malor, falë angazhimit të ekipeve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy motoristët që ishin raportuar të humbur në zonën e Majës së Jezercës janë gjetur shëndoshë e mirë pas një operacioni të suksesshëm kërkim shpëtimi, i cili zgjati disa orë në një nga zonat më të vështira malore në Alpet Shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Departamenti i Motoristëve arriti t’i lokalizojë dhe t’i tërheqë motoristët në një vend të sigurt, duke përmbyllur me sukses aksionin.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe ekipet shqiptare të kërkim shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës. Koordinimi mes ekipeve bëri të mundur përfundimin me sukses të misionit pa pasoja për motoristët.
Një ditë më parë ishte raportuar se dy motoristët kishin humbur orientimin në zonën malore, ndërsa menjëherë ishte organizuar aksioni i kërkimit. Lajmi për gjetjen e tyre është pritur me lehtësim nga familjarët dhe nga ekipet që morën pjesë në operacion.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











