Kosova
Kurti pret mërgimtarët dhe nxit ata që të kthehen në Kosovë
Ai theksoi se në Kosovë janë duke u krijuar kushte me qëllim të kthimit të mërgimtarëve, përfshirjen e tyre në institucione publike e sektorin privat
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën një takim me bashkatdhetarët nga diaspora, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, kryetar i VV, Albin Kurti.
Siç thuhet në një postim në faqen e tij të fb, “Lëvizja VETËVENDOSJE! takimin me mërgatën tashmë e ka shndërrruar në aktivitet tradicional. Secilën verë, e secilin fundvit, në kohët kur mërgata është më së shumti në Kosovë, ne organizojmë takime e tubime festive e bashkëbiseduese për të qenë afër njëri-tjetrit, të paktën në këto kohë pushimesh prej angazhimeve të secilit.
Ne jemi përherë falënderues e mirënjohës për kontributin historik të mërgatës, nga organizimi i rezistencës paqësore e mundësimi i mbijetesës sociale te financimi i luftës çlirimtare, nga angazhimi diplomatik për të dëpërtuar në kancelaritë e botës e deri sot tek ambasadorët e përfaqësimit që kemi nga shqiptarët e talentuar, të njohur, të respektuar në gjithë globin”.
Më tej, Kurti, duke ju drejtuar mërgimtarëve, veç tjerash ka thënë: “…Secili prej juve në perëndim, prej nga do që ndodheni, jeni një lloj ambasadori i vogël i Republikës së Kosovës dhe i kombit shqiptar. Por shumë këta ambasadorë të vegjël, siç është bashkatdhetari shqiptar, bashkë e bëjnë ambasadën më të madhe. Prandaj edhe ne u jemi pafundësisht mirënjohës e falënderues për këtë angazhim që e bëni në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ai.
Ai theksoi se në Kosovë janë duke u krijuar kushte me qëllim të kthimit të mërgimtarëve, duke shprehur interesim për përfshirjen e tyre në institucione publike e sektorin privat.
“Në Kosovë po krijohen kushtet për shkak të sundimit të ligjit, për shkak të qeverisjes së mirë, për shkak të luftimit të korrupsionit, për shkak të investimeve në bujqësi e në ushtri, po krijohen kushtet që bashkatdhetarët me u kthy…”.
Historia jonë kombëtare është, në masë të madhe, edhe histori e diasporës sonë. Prandaj, mirënjohja dhe vlerësimi për mërgatën shqiptare nuk mund të shterojnë kurrë.
Por, diaspora nuk është vetëm një pjesë e historisë sonë. Ajo është një interes i madh jetik për të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Mërgata shpesh na ka ndihmuar të kthjellohemi në politikë dhe demokraci, në zhvillimin e kulturës dhe në ndërtimin e institucioneve. Ajo na rikujton se atdheu është më i madh se interesat e përkohshme dhe se përgjegjësinë ndaj tij duhet ta ndajmë të gjithë, thuhet në postimin në fb.
E-Diaspora
-
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali I riu u godit disa herë me thikë dhe humbi jetën në spital\. Gjatë incidentit mbeti... -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet











