Kosova
Kosovë: Deputetëve iu dërgohen ftesat për seancën konstituive, ky është rendi i ditës
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetarja në detyrë e Kuvendit, Albulena Haxhiu ua ka dërguar deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit.
Siç ishte caktuar ditë më parë, seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën 10:00, teksa në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance.
Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, transmeton albinfo.ch.
Pas kësaj në rend dite është betimi i deputetëve dhe pika e tretë e seancës është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, raporton kp. Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton kp.
Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar, sipas nenit 67 dhe ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).
Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit, tre prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












