Të tjera
Kosova, fitore historike kundër Serbisë, në golf
Ekipi i Kosovës përbëhet nga Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija, të cilët kanë shkruar një kapitull të ri në historinë e golfit kosovar
Kosova ka arritur një fitore historike në golf, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të “European Team Shield Championship 2026”, garë që po zhvillohet në Maltë.
Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë sukses si historik, pasi vjen në pjesëmarrjen e parë të vendit në një kampionat evropian ekipor të organizuar nga Shoqata Evropiane e Golfit (EGA).
Përfaqësuesja e Kosovës tregoi paraqitje të shkëlqyer ndaj Serbisë, duke siguruar një fitore me peshë që e dërgon në finalen e turneut, ku të shtunën do të përballet me Shqipërinë.
“European Team Shield Championship 2026” është divizioni i tretë më i lartë amator në Evropë dhe mbledh 14 shtete pjesëmarrëse, ndërsa Kosova ka arritur të lërë gjurmë që në debutimin e saj në këtë kompeticion.
Ekipi i Kosovës përbëhet nga Albin Arifi, Azer Bislimaj, Mërgim Gjinovci dhe Qëndrim Alija, të cilët kanë shkruar një kapitull të ri në historinë e golfit kosovar me paraqitjet e tyre në Maltë.
Pas triumfit ndaj Serbisë, vëmendja tashmë është te finalja kundër Shqipërisë, ku Kosova do të synojë ta kurorëzojë me trofe këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm në debutimin e saj evropian.
E-Diaspora
-
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau Librat janë siguruar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, në mbështetje të... -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











