Kosova
Fluks rekord në Morinë, mbi 1.3 milionë hyrje-dalje vetëm gjatë korrikut
Mijëra pushues nga Kosova vijojnë t’i drejtohen bregdetit shqiptar, ndërsa autoritetet kufitare kanë shtuar sportelet për të përballuar fluksin
Pika Kufitare e Morinit po përjeton një nga periudhat më të ngarkuara të vitit, me mijëra qytetarë që kalojnë çdo ditë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë për pushimet verore, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të autoriteteve kufitare, vetëm gjatë 12 orëve të fundit janë përpunuar mbi 21 mijë qytetarë dhe më shumë se 6 mijë automjete. Prej tyre, mbi 12 mijë persona kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër kanë dalë nga vendi.
Për të shmangur kolonat dhe vonesat, në Pikën Kufitare të Morinit janë vënë në funksion 12 sportele, ndërsa vazhdon të zbatohet marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë ndër destinacionet e tyre kryesore verore, duke vlerësuar afërsinë, bregdetin dhe ofertën turistike.
Ndërkohë, muaji korrik po mbyllet me një shifër rekord prej mbi 1 milion e 362 mijë hyrje-daljesh të qytetarëve në Pikën Kufitare të Morinit, duke konfirmuar edhe një herë intensitetin e lartë të lëvizjes mes dy vendeve gjatë sezonit të verës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













