Kosova
Moment historik: Kosova debuton në Baseball5 në Taranto 2026
Përfaqësuesja e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në garën e Baseball5 në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026", duke shënuar një moment historik për këtë sport në vend.
Kosova do të shkruajë një kapitull të ri në historinë e sportit të saj me debutimin e parë në disiplinën Baseball5 në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Federata e Bejsbollit dhe Softbollit e Kosovës ka publikuar listën e tetë sportistëve që do ta përfaqësojnë vendin në këtë garë, e cila konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë. Përfaqësuesja përbëhet nga një kombinim i sportistëve me përvojë dhe talenteve të reja, të cilët synojnë të prezantojnë Kosovën sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.
Baseball5 është një disiplinë moderne e Federatës Botërore të Bejsbollit dhe Softbollit (WBSC), e cila luhet pa shkop dhe pa doreza, me ekipe të përziera dhe në një fushë më të vogël. Ky format po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në mbarë botën dhe është përfshirë në programin e Lojërave Mesdhetare.
Përfaqësuesit e Federatës kanë vlerësuar se pjesëmarrja në “Taranto 2026” është rezultat i punës së bërë gjatë viteve të fundit për zhvillimin e këtij sporti në Kosovë dhe krijon mundësi të reja për sportistët e rinj.
Debutimi në një ngjarje të rëndësishme shumë-sportëshe si Lojërat Mesdhetare konsiderohet një hap i madh për promovimin ndërkombëtar të Baseball5 dhe për zgjerimin e prezencës së sportit kosovar në arenën ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











