Kosova
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të zhdukurve me dhunë dhe personave që humbën jetën si pasojë e luftës
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar raportin e parë me listën preliminare të viktimave të luftës, në të cilën dokumentohen 13.227 persona të vrarë, të zhdukur me dhunë ose të vdekur si pasojë e luftës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, 12.230 raste i përkasin periudhës së luftës deri në qershor të vitit 1999, ndërsa 997 raste janë regjistruar në periudhën pasluftës.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave, 11.408 persona kanë humbur jetën si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve, ekzekutimeve, masakrave, bombardimeve dhe formave të tjera të dhunës, duke përbërë 86.2 për qind të rasteve të dokumentuara.
Raporti evidenton gjithashtu 1.578 persona të zhdukur me dhunë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur, si dhe 241 persona që humbën jetën si pasojë e plagëve ose pasojave të drejtpërdrejta të luftës.
Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet fëmijëve viktima të luftës. Sipas të dhënave, 1.047 fëmijë të moshës 0 deri në 17 vjeç u vranë gjatë luftës, 94 humbën jetën si pasojë e kushteve të krijuara nga lufta, ndërsa 100 fëmijë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur me dhunë.
Raporti tregon se periudha më e rëndë ishte ajo nga marsi deri në qershor të vitit 1999, kur u dokumentuan 9.948 viktima, ose rreth 81.3 për qind e të gjitha rasteve të përfshira në këtë listë.
Instituti thekson se ky raport trajton vetëm tri kategori të viktimave – të vrarët, të zhdukurit me dhunë dhe personat që vdiqën si pasojë e luftës – ndërsa kategoritë e tjera do të dokumentohen në fazat e ardhshme të projektit.
Raporti përfshin periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000 dhe bazohet në dokumentacion të verifikuar për personat që kanë lindur, jetuar ose kanë pasur vendbanim në Kosovë dhe që janë prekur drejtpërdrejt nga lufta.
Në ceremoninë e prezantimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se lista do të përditësohet me të dhëna të reja që do të sigurojë Instituti.
“Nuk ka drejtësi pa të vërtetën, nuk ka shërim pa drejtësi dhe nuk ka qëndrueshmëri pa kujtesë. Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të lirisë dhe një detyrim i shtetit për t’i dokumentuar me saktësi, dinjitet dhe përgjegjësi të gjitha viktimat”, u shpreh Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











