Kosova
Nisin gërmimet në Zubin Potok për mbetje mortore të personave të zhdukur nga lufta
Autoritetet e Kosovës kanë nisur gërmime në një fshat të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhet një varrezë me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës. Operacioni lidhet me hetimet për krime lufte dhe arrestimin e dy të dyshuarve.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur të martën gërmime në një lokacion në komunën e Zubin Potokut, pas dyshimeve se aty mund të ndodhen mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, bëri të ditur se gërmimet po zhvillohen me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore. Ajo tha se në këtë fazë nuk mund të jepen më shumë detaje, pasi operacioni është ende në zhvillim, përcjell albinfo.ch.
Më vonë, Prokuroria Speciale njoftoi se ky operacion lidhet me hetimet ndaj dy personave të arrestuar të martën në rajonin e Mitrovicës, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas Prokurorisë, procesi po zhvillohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve dhe ekspertëve përkatës.
Çështja e personave të zhdukur mbetet një nga plagët më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Gjatë luftës së viteve 1998–1999 u vranë rreth 13 mijë persona, ndërsa më shumë se 1.500 vazhdojnë të figurojnë të zhdukur. Pavarësisht marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbardhjen e fatit të tyre, përparimi ka qenë i kufizuar dhe familjet vazhdojnë të presin përgjigje për më të dashurit e tyre.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











