Lajme

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin në Berlin kishte tentuar t’i bashkohej ISIS-it

Prokuroria Publike e Berlinit ka bërë të ditur se Abdul Ballout, i dyshuari për sulmin në kryeqytetin gjerman, dyshohet se kishte tentuar t’i bashkohej organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) gjatë vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve gjermane, 21-vjeçari kishte shfaqur synimin për t’u përfshirë në luftimet e ISIS-it gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025. Në kuadër të kësaj përpjekjeje, ai dyshohet se kishte tentuar të udhëtonte drejt Mauritanisë përmes Turqisë në maj të vitit 2025, por kjo përpjekje kishte dështuar.

Pas kësaj, më 20 maj, Ballout ishte larguar nga Berlini dhe kishte udhëtuar drejt Libanit, me qëllim që më pas të vazhdonte rrugën drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it.

Prokuroria tha se i dyshuari kishte komunikuar me disa persona në Liban, të cilët ai dyshonte se mund të kishin lidhje me organizatën terroriste. Megjithatë, ai u arrestua më 24 korrik 2025, përpara se të realizonte qëllimin e tij/albinfo.ch/