Kosova
Franca në alarm nga thatësira, thahen 25 për qind e lumenjve të vegjël
Ekspertët paralajmërojnë se vendi mund të përballet me një thatësirë edhe më të rëndë se ajo rekord e vitit 2022.
Franca po përballet me një situatë shqetësuese për shkak të thatësirës, teksa rreth 25 për qind e lumenjve të vegjël në vend janë tharë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ekspertët, transmeton albinfo.ch.
Hidrologia Agnes Ducharne, studiuese në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore të Francës (CNRS), tha se treguesit aktualë paralajmërojnë një thatësirë edhe më të rëndë se ajo rekord e vitit 2022.
“Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë aktualisht të tharë”, deklaroi Ducharne, duke theksuar se situata ka tejkaluar nivelet e zakonshme të thatësirës.
Sipas saj, edhe pse rezervat e ujërave nëntokësore janë në gjendje më të mirë falë reshjeve të shumta gjatë dimrit, ujërat sipërfaqësore janë përkeqësuar me ritëm shumë më të shpejtë këtë vit.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta vazhdojnë, gjendja mund të përkeqësohet edhe më tej deri në fund të verës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










