Një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë për t’u përballur me organet e drejtësisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa kishte arritur t’i shmangej drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e të ekstraduarit apo veprën penale për të cilën ai kërkohej./Albinfo.ch