Kosova
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Gazeta 20minuten po "raporton" nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e kosovarëve që po kalojnë pushimet në vendlindje
Gazeta online “20 Minuten”, duke ndjekur trendin e pushimeve verore të kosovarëve drejt vendit të tyre të prejardhjes, po tematizon këtë trend duke dërguar dy gazetare të veta drejt Kosovës. Ato po “raportojnë” nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e tyre dhe ato të kosovarëve që janë duke kaluar pushimet në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Qoftë mikpritja e famshme tradicionale shqiptare ose rrugët e stërngarkuara (edhe) me makina me targa zvicerane, qoftë shiu që i ka befasuar to me të aterruar në Kosovë apo mungesa e herëpashershme e internetit, të gjitha kanë merituar vëmendjen e dy zviceraneve. E gjithë kjo pasqyrohet në “artikullin në vazhdime” që riaktualizohet në intervale prej një ore ose edhe më shpesh në gazetën e përmendur.
“Në korrik, mijëra njerëz nga Zvicra udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ndodhë qoftë për një vizitë familjare, një takim me miqtë, një dasmë apo disa ditë relaksuese në shtëpi. 20 Minuten po shkon gjithashtu atje, duke udhëtuar nëpër vend në fund të muajit. Gazetaret tona po vizitojnë disa qytete dhe po takojnë anëtarë të komunitetit”, shkruan gazeta zvicerane.
Ende nuk është ora 6 e mëngjesit dhe ne po presim në portë me dhjetëra zviceranë të tjerë për fluturimin tonë për në Prishtinë. Kemi qenë në Aeroportin e Cyrihut për gati një orë tashmë.
“Prishtina na përshëndet me shi”
Nëse nuk do të ishin qindra njerëz në aeroport, vështirë se do ta besonit se është kulmi i verës dhe kohës së pushimeve në Kosovë. Prishtina na përshëndet me mot të freskët dhe me shi”.
Gazetaret marrin rrugën për në Gjilan, qytet ky që njihet si njëfarë “bastioni” i diasporës kosovare në Zvicër.
“Gjithçka po lëviz pak më ngadalë në rrugën për në Gjilan. Arsyeja: Sasi të mëdha uji po grumbullohen në rrugë. Tashmë kemi parë targat e para zvicerane, përfshirë një nga kantoni i Vaudit.
Në vazhdim gazetaret i kushtojnë një pjesë të madhe të tekstit pjesëtarëve të një familjeje nga Gjilani, të cilët i kanë mirëpritur dhe gostitur ato. Tema gjithnjë aktuale: ku ndihen më shumë “në shtëpi të tyre”, në Kosovë apo në Zvicër, përshkon edhe bashkëbisedimin e tyre me fmiljen në fjalë.
Ata janë diku në mes të dy botëve … “Rrënjët e mia janë në Kosovë, por jeta ime e përditshme është në Zvicër”, thotë 34-vjeçarja. Shumë nga miqtë e saj nga diaspora kosovare ndajnë këtë ndjenjë të të pasurit dy atdhe.
Por çfarë mendojnë kosovarët për vizitorët zviceranë?
Ndërsa kalojmë nëpër Gjilan, vazhdojmë të vërejmë makina me targa zvicerane, transmeton albinfo.ch. “Mendoj se kemi parë automjete nga të paktën 15 kantone të ndryshme deri tani”,. Por si i perceptojnë vendasit vizitorët e shumtë nga Zvicra?
Agnesa (mikpritësja kosovare) është e bindur se shumica e njerëzve po i mirëpresin mysafirët e verës. “Pothuajse çdo familje ka të afërm ose të njohur në Zvicër ose ndonjë lidhje personale atje”, shpjegon ajo. Në të njëjtën kohë, ekonomia lokale përfiton gjithashtu nga turistët. “Shumë blejnë ose ndërtojnë shtëpi këtu, hanë jashtë gjatë qëndrimit të tyre, rregullojnë flokët ose festojnë dasma në Kosovë”. E vetmja gjë që i shqetëson vendasit janë shumë makina shtesë që bllokojnë trafikun.
Besimi (mikpritësi tjetër) gjithashtu konfirmon se sa fort jeta në shumë vende sillet rreth muajve të verës. “Gjatë sezonit, shumë njerëz në Gjilan punojnë pothuajse pa ndërprerje”, thotë ai. Restorantet, hotelet, kafenetë dhe bizneset e shërbimeve janë atëherë jashtëzakonisht të zëna. “Disa njerëz jetojnë kryesisht me atë që fitojnë gjatë këtyre javëve për pjesën tjetër të vitit”…
Vizita dhe raportimi nga ajo, vazhdon.
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova












