Muzikë
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova
Rita Ora “ndez” Vjenën dhe prek zemrat me mesazhin për Kosovën
Sallat e koncertëve me sa duket nuk kanë kapacitet për zënë të gjithë fansat e Rita Orës në Austri. Ylli i muzikës pop me prejardhje shqiptare gjatë gjithe paraqitjeve të saja në skenat artistike në Austri, ka performuar gjithmonë në ambiente të hapura si në: “Donauinselfest” në Ischgl dhe në garën Hahnenkamm në Kitzbühl, raporton albinfo.at
Të enjten në mbrëmje, 35-vjeçarja u rikthye sërish në Vjenë, pas 12 vitesh kur kishte kënduar për herë të parë në vitin 2014, tashmë për të “ndezur” skenën e festivalit “Donauinsel Open Air”. Për rreth 70 minuta, Rita Ora ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në Vjenë. Para një turme prej mijëra fansave të mbledhur në festivalin “Donauinsel Open Air”, Rita, ka kënduar hitet e saj dhe ka mbizotëruar skenën me energji dhe karizmën e një dive të skenës botërore.
Rita shpërthen në lot teksa kujton rrënjët e saj
Gjatë tërë performancës, ylli i muzikës botërore ka kërcyer dhe ka kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit të mahnitur, kanë ndjek çdo lëvizje të saj. Përveç kësaj, Ritës nuk i mungonte edhe komunikimi me publikun. Pas përfundimit të këngëve, ajo fliste me publikun duke kërkuar: “A jeni gati, të kalojmë këtë mbrëmje sebashku”, apo kur falenderonte bashkëpunëtorët dhe organizatorët për ftesën:
“Faleminderit që më ftuat këtu, Vjenë! Një vend shumë, shumë i bukur! Nuk kam qenë për një kohë shumë të gjatë”, tha ajo, përcjell albinfo.at
Një nga momentet më emocionale pasoi pak më pas. Ndërsa këndoi një pjesë të shkurtër të këngëtares Cher – “Believe”, Rita teksa jepte një mesazh, shpërtheu edhe në lot: “Ju e dini se unë vij nga një vend i dalur nga lufta. Shpeshherë nuk është e lehtë të realizojmë ëndërrat tona, por duhet të besojmë te ato. Falë publikut dhe ju fansa, kjo ëndërr më është bërë realitet” tha ajo duke ju referuar rrënjëve të saj nga Kosova.
Tre këngëtarë mbështetës, një baterist dhe një kitarist përcjellnin këngët e këngëtares shqiptare. Ndërkohe, për paraqitjen skenike, ajo nuk kishte nevojë për valltare shoqeruese, sepse veç prania e saj ishte e mjaftueshme për ta transformuar skenën e “Donauinsel Open Air” në një festë të madhe e të nxehtë vallëzimi, pavarësisht motit të ftohtë. Por, në shoqërimin e saj, nuk ka munguar bashkëshorti i Ritës, regjisori e famshëm,Taika Waititi i cili gjatë tërë paraqitjes është parë duke filmuar koncertin e bashkëshortes së saj.
Si përfundim: Rita Ora festoi një rikthim tërësisht të suksesshëm në Vjenë. Në këtë paraqitje, ajo përfshiu praktikisht gjithçka që përcakton karrierën e saj si një yll i skenës muzikore: hite të mëdha, një zë të fuqishëm, emocione të sinqerta dhe entuziazëm të pakufishëm!
E-Diaspora
-
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçari kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti... -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe
Jeta në Austri
-
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore Këngëtarja me prejardhje shqiptare performoi në festivalin Donauinsel Open Air, para mijëra adhuruesve në kryeqytetin austriak.... -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona













