Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë pranë një transferimi te RB Leipzigu, raporton gazeta prestigjioze gjermane Bild.
Sipas mediumit gjerman, 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te klubi nga Saksonia para përfundimit të këtij muaji.
Leipzigu është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh, e cila është e përfshirë në kontratën e Asllanit me Hoffenheimin dhe është e vlefshme deri në vitin 2029.
Për reprezentuesin e Kosovës kishte shfaqur interes edhe Barcelona, e cila e konsideronte atë si alternativë në rast se nuk arrinte të transferonte objektivin kryesor, Julian Alvarez nga Atletico Madridi.
Ndërkohë, edhe Borussia Dortmundi e kishte në listën e dëshirave, por klubi verdhezi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në buxhetin e pagave përpara se të bëjë një ofertë konkrete.
Me zhvillimet e fundit, RB Leipzigu shihet si favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e njërit prej sulmuesve më premtues të Bundesligës.