Shqipëria
Inflacioni në Shqipëri më i lartë se në vendet e BE-së
Në të njëjtin nivel u fiksua edhe inflacioni i matur nga INSTAT, duke treguar se rritja vjetore e çmimeve mbetet mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson matjen e inflacionit sipas metodës evropiane, u regjistrua në 3.2% në Shqipëri gjatë muajit qershor.
Në të njëjtin nivel u fiksua edhe inflacioni i matur nga INSTAT, duke treguar se rritja vjetore e çmimeve mbetet mbi objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria vijon të ketë një normë inflacioni më të lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila në qershor ishte 2.9%. Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me Austrinë, Islandën dhe Qipron, ndërsa rritja më e fortë e çmimeve u regjistrua në Rumani me 9.2%, e ndjekur nga Kosova me 6% dhe Gjeorgjia me 5.6%, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria pozicionohet më mirë se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia, ku inflacioni luhatet nga 3.5% në 4.2%. Megjithatë, rritja e çmimeve në vendin tonë mbetet më e lartë se në Serbi, ku norma ishte 3%, si edhe se në disa prej ekonomive kryesore evropiane, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Francën.
Presionin kryesor mbi inflacionin e dhanë sërish ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat kontribuuan me 1.02 pikë përqindje në rritjen totale të çmimeve. Megjithatë, shtrenjtimin më të madh vjetor e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 10.2%, i ndjekur nga pijet alkoolike dhe duhani me 4.9%, si edhe restorantet dhe shërbimet e akomodimit me 3.9%.
Në raport me muajin maj, çmimet e konsumit u ulën me 0.1%. Rënia mujore u ndikua kryesisht nga transporti, ku çmimet ranë me 2.1%.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci Të dyshuarit, 35 dhe 37 vjeç, u kapën nga policia teksa po përpiqeshin të largoheshin nga... -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












