Studenti i Universitetit të Tetovës, Emre Nazifi nga Krusheva, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Universiteti i Tetovës përmes një telegrami ngushëllimi, ku ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentit të Katedrës së Gjuhës Angleze.
Në reagimin e universitetit, Emre Nazifi është vlerësuar si një student shembullor, i njohur për urtësinë, përkushtimin ndaj studimeve, mirësjelljen dhe vlerat e tij njerëzore.
“Emre do të mbetet në kujtesën e profesorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Universiteti i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Nazifi, miqve dhe të afërmve, duke ndarë dhimbjen për humbjen e studentit të ri./Albinfo.ch