Lajme
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë
Vjedhjet në kabinën e avionëve në linjën Cyrih–Hong Kong dhe anasjelltas janë shtuar kohët e fundit, duke detyruar kompaninë ajrore zvicerane SWISS të marrë masa parandaluese.
Sipas portalit të specializuar për aviacion Aerotelegraph, kompania ka njoftuar stafin përmes një komunikimi të brendshëm se është regjistruar një rritje e rasteve të vjedhjes së bagazheve të dorës gjatë këtyre fluturimeve.
Një zëdhënëse e SWISS konfirmoi se kanë ndodhur disa raste të izoluara, kryesisht në fluturimet e natës drejt dhe nga Hong Kongu, megjithëse theksoi se incidente të tilla mbeten shumë të rralla. Ajo nuk bëri të ditur numrin e saktë të rasteve, duke u arsyetuar me nevojën për të mos penguar hetimet dhe masat parandaluese.
Megjithatë, kompania ka vendosur të shtojë masat e sigurisë. Gjatë fluturimeve në këtë linjë, ekuipazhi u kërkon pasagjerëve përmes njoftimeve standarde që të mos lënë sende me vlerë në ndarjet e sipërme të bagazheve, por t’i mbajnë gjithmonë pranë vetes.
Njëkohësisht, stjuardesat dhe drejtuesit e kabinës po marrin trajnim shtesë për të identifikuar dhe raportuar çdo rast të dyshimtë. Në rast se raportohet një vjedhje, autoritetet në aeroportin e destinacionit njoftohen menjëherë. Edhe anëtarëve të ekuipazhit u është kërkuar që sendet personale dhe bagazhet e tyre t’i ruajnë, sa herë që është e mundur, në hapësira të mbyllura me çelës.
Siguri e fshehtë në avionë
Fenomeni nuk prek vetëm SWISS-in. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, disa kompani ajrore ndërkombëtare kanë filluar të vendosin agjentë të sigurisë me rroba civile në avionë për të parandaluar vjedhjet.
Çështja është diskutuar edhe gjatë takimit vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), ku rreth 30 kompani ajrore kanë shkëmbyer shqetësimet e tyre mbi këtë fenomen. Sipas përfaqësuesve të IATA-s, problemi është më i theksuar në disa tregje të Azisë dhe në shumë raste vjedhjet kryhen nga grupe të organizuara kriminale.
Një nga rastet më të njohura ndodhi në vitin 2023, kur një pasagjer kinez vodhi rreth 20 mijë franga zvicerane nga një udhëtar tjetër gjatë një fluturimi nga Ho Chi Minh City në Singapor. Sjellja e tij u vu re nga ekuipazhi dhe ai u arrestua nga policia menjëherë pas uljes së avionit/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













