Botërori 2026
FIFA prezanton topin zyrtar për gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës së Botës
“Trionda Final”, i prodhuar nga Adidas, do të përdoret ekskluzivisht në gjysmëfinale, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen e Botërorit.
FIFA ka prezantuar zyrtarisht topin e ri që do të përdoret në fazën përmbyllëse të Kupës së Botës, përkatësisht në gjysmëfinale, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen, transmeton albinfo.ch.
Topi, i quajtur “Trionda Final”, është prodhuar nga Adidas dhe vjen si një version i veçantë për ndeshjet vendimtare të turneut.
Ai ka një dizajn elegant me ngjyra të artë, të bardhë dhe të zezë, të kombinuara me detaje rozë dhe të kuqe. Sipas FIFA-s dhe Adidasit, ngjyra e artë simbolizon trofeun e Kupës së Botës.
Ky është edicioni i parë në histori që FIFA dhe Adidas prezantojnë një top të dedikuar ekskluzivisht për fazën finale të Botërorit, duke i dhënë një identitet të veçantë ndeshjeve që vendosin kampionin e botës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














