Lajme
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë
Nesër në Kosovë varroset Gent Maksutaj, viktima e të shtënave në Suedi
Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit Gent Maksutajt, 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili humbi jetën tragjikisht më 5 korrik në qytetin Uppsala të Suedisë, transmeton albinfo.ch.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Banjë, duke filluar nga ora 16:00, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit të riut.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve suedeze, Gent Maksutaj dyshohet se u vra aksidentalisht gjatë një përleshjeje mes bandave kriminale. Për rastin kanë raportuar gjerësisht edhe mediat suedeze, të cilat kanë publikuar detaje të reja lidhur me ngjarjen dhe zhvillimin e hetimeve.
Policia suedeze ka bërë të ditur se i dyshuari për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes me tren drejt Stokholmit, ku më pas është arrestuar gjatë mbrëmjes ose natës.
Ngjarja ndodhi në zonën Kvarngärdet të Uppsalës. Rreth orës 21:00, policia u njoftua për të shtëna me armë zjarri, duke ndërmarrë menjëherë një operacion të gjerë në terren. Zona u rrethua nga forca të shumta policore, ndërsa në vendngjarje u panë edhe autoambulanca.
Fillimisht autoritetet nuk dhanë shumë informacione, por më vonë konfirmuan se një i ri në të njëzetat kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Familjarët e viktimës janë njoftuar menjëherë për tragjedinë.
Policia suedeze e ka cilësuar rastin si vrasje dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Hetuesit kanë intervistuar dëshmitarë, kanë siguruar prova materiale dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht motivi, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me krimin e organizuar, një pistë që mbetet në fokus të hetimeve./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












