Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se, Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Vallëzimit dhe Punëtorive Skenike në Graz.
Shfaqja do të mbahet nesër, më 15 korrik 2026, transmeton albinfo.at.
Das Kristallwerk (Viktor-Franz-Straße 9, 8051 Graz)
Me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, “Terminal” prezanton krijimtarinë bashkëkohore të Baletit Kombëtar të Kosovës në një nga festivalet e njohura ndërkombëtare të teatrit të vallëzimit, duke promovuar kulturën dhe artin e Kosovës para publikut ndërkombëtar.